
Sot u luajt edhe ndeshja e fundit për javën e shtatë në Superiore, ku Laçi mposhti Tiranën 3-0.
Me këtë fitore, kurbinasit ngjiten në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa skuadra e Shehit që zbret në vendin e katërt.
Sa i përket renditjes, Egnatia mbetet në krye me 13 pikë, ndërsa ndjek Skënderbeu me 12 pikë.
Vendi i pestë për Vllazninë me 9 pikë, teksa ndjekin Partizani, Erzeni dhe Teuta me nga 8 pikë.
Renditja mbyllet nga Dinamo dhe Kukësi me nga 7 pikë.



