Trajneri Ernest Gjoka, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se Tirana është në skuadër e kompletuar, ndërsa vlerësoi maksimalisht trajnerin Orges Shehi, për ndeshjen me Kukësin.
Gjithsesi ai deklaroi se në javët e ardhshme, kampionati do të jetë shumë më i vështirë.
“Ka shumë pikë në lojë. Tirana ka treguar më shumë stabilitet. Ka pasur shumë pak momente çekuilibri. Laçi është një ekip që duhet vlerësuar dhe shikuar deri në fund. Mos harrojmë që kampionati në Shqipëri, ka treguar se është shumë i vështirë dhe në javët e ardhshme do të jetë i vështirë. Tirana tashmë është një skuadër e kompletuar. Është një skuadër e plotë. Edhe ndeshjen ndaj Kukësit, tregoi se është një skuadër bindëse. Në këtë ndeshje, Shehi merr notën 10 për atë që tregoi.



