
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli në konferencë për mediat, para ndeshjes me Moldavinë. Duke folur për kundërshtarin, futbollisti tha se mbrohen mirë dhe për këtë arsye Shqipëria duhet të sulmojë shpejt, për të gjetur golin dhe për të marrë fitoren. “Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol. Në futboll nuk ka shumë favoritë. Në futboll duhet të hysh në ndeshje, të japësh maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen. Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të marrim tre pikët. Normalisht, ne kemi ardhur këtu për të fituar ndeshjet. I ftojmë të gjithë tifozët anembanë Shqiptarisë të vijnë e të na përkrahin sepse me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë të fitojmë ndeshjen.”, deklaroi Ramadani. Sfida Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, do të luhet ditën e shtunë, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.



