
Merkatoja e janarit do të jetë një mundësi që duhet shfrytëzuar maksimalisht nga Memphis Depay , i cili është paraqitur shumë mirë në Botërorin e Katarit me Hollandën.
Sulmuesi i ‘’ Tulipanëve ‘’ ka treguar se meriton një tjetër shans dhe duhet me patjetër të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ .
Sipas ‘ Sport ‘ , Arsenali i Mikel Artetas konsiderohet rruga e cila mund t’ia shpëtojë karrierën 28 vjeçarit dhe duke ditur se në fundin e sezonit aktual i përfundon kontrata , për Barcelonën është një shans që s’duhet humbur për tu fuqizuar sadopak me shitjen e golashënuesit.
Largimi i Pierre Emerick Aubameyang sikur e ndryshoi paksa situatën për Memphis Depay-n por gjithsesi spanjollët synojnë medoemos shitjen e ishi-t të Manchester United , duke shpresuar pse jo vijimin e të njëjtës rrugë nëse Hollanda do të avancojë në këtë eveniment, fakt që automatikisht do të ndikonte në rritjen e vlerës së kartonit.



