Kosova ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim tek Qipro, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Gazetari i sportit Ervin Baku tha në studion e MCN Informacion se kjo fitore e cila ishte dhe e pritshme do të qetësojë situatën në Kosovë dhe do të shuajë dhe polemikat pas pezullimit të tre lojtarëve nga Foda.
Është një situatë e tillë që tre lojtarë janë pezulluar. Mendoj se janë pezulluar nga trajneri Foda që është një trajner me dorë të hekurt. Gjërat do të hyjnë në normalitet. Fitorja e djeshme në Qipro ishte e paralajmëruar se Kosova është shumë më lart se Qipro edhe në kuotime ishte e tillë. Mendoj se gjithçka do të hyjë në normalitet dhe duhet marrë me sportivitet dhe nga media jonë atje në Kosovë.
Kjo zhurma e madhe ka kohë që është në Kosovë. Me shirat e vjeshtës gjithçka do të kthehet në normalitet.



