Barcelona synon Cavanin

Barcelona synon Cavanin

Me një dëshirë të madhe për tu përmirësuar , Barcelona e ka shumë të qartë se duhet të bëjë disa ndryshime gjatë merkatos së janarit për të qënë në formën e duhur në pjesën finale të sezonit . Katalanasit janë drejt  rigjetjes së vetvetes dhe  prurjet e ardhshme konsiderohen jetike  për të hedhur pas krahëve situatën e vështirë të përjetuar  .

Sipas ‘ Daily Mail ‘  kësaj rradhe traineri Ronald Koeman ka preferuar eksperiencën  dhe është fokusuar tek Edinson Cavani .  

Uruguajani e ka humbur disi protagonizmin tek Manchester United  sidomos pas rikthimit të Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe  ‘’ Los Cules ‘’ kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për ta përfshirë në organikë . Spanjollët tentuan  blerjen e 34 vjeçarit edhe në të kaluarën por dështimi i atëhershëm  i ka forcuar më tepër  .

Pavarësisht moshës , sulmuesi nga   Salto e ka treguar gjithmonë se është një element shumë i rëndësishëm për  Manchester United dhe nëse i referohemi aktualitetit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ rruga më e përshtatshme për ‘’ El Matador ‘’ është ndërrimi i ambjentit për të patur më tepër hapësirë .

Megjithatë  një faktor që  vijon ta pezullojë Barcelonën është rroga e lartë e sulmuesit të kombëtares ‘’ Charrua ‘’ dhe zgjidhja e vetme do të ishte ulja e pretendimeve për arsye të problematikave të spanjollëve në lidhje me aspektin ekonomik.  Largimi i  Lionel Messit vijon të ndikojë në mungesën e finalizimit tek ‘’ Blaugranët ‘’ të cilëve i duhet me patjetër një lojtar që bën diferencën dhe Edinson Cavani konsiderohet i duhuri .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy