Rikthimi i Orges Shehit te Tirana: Shpresoj që nesër në sfidën me Vllazninë të marrim atë që dëshirojmë

Rikthimi i Orges Shehit te Tirana: Shpresoj që nesër në sfidën me Vllazninë të marrim atë që dëshirojmë

Nesër në orën 19:00, në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, luhet sfida mes Vllaznia Shkoder dhe KF Tirana, e cilësuar si “Klasikja” e futbollit shqiptar.

Bardheblutë rikthyen të hënën në stol trajnerin Orges Shehi, i cili bëhet tekniku i katërt i Tiranës për këtë sezon dhe do të debutojë pikërisht në transfertën e vështirë ndaj Vllaznisë.

Në konferencën për mediat, Shehi u shpreh se nuk hezitoi gjatë për t’u rikthyer, për shkak të së kaluarës dhe historisë që ka klubi më i titulluar në vend. 

Ai theksoi se nga ndeshja e nesërme nis një fazë e re për skuadrën, duke lënë të kuptohet se objektivi kryesor është kthimi te rezultatet pozitive dhe sigurimi i mbijetesës.

 Të kthehesh këtu ku unë kam shumë histori, është diçka e bukur dhe emocionuese. Nuk është se ishte ndonjë çudi e madhe për t’u bindur, edhe për shkak të asaj çfarë kam kaluar këtu. Jam fokusuar më shumë çfarë më ka dhënë ky klub mua personalisht. E kam bërë me dëshirën më të madhe, ka qenë edhe zgjedhje emocionale.

Është zgjedhje emocionale, pavarësisht se renditja nuk është aty ku i takon këtij klubi. Nuk e kam parë nga pozicioni, por nga emri. Çfarë përfaqëson për mbarë opinionin. Shpresoj që me gjithë strukturat, çunat, të dalim sa më shpejt nga ky pozicion. Nuk kam menduar kurrë çfarë do ndodhë në karrierën time. Jam në klub shumë të madh, nuk besoj se do të humbas.

Pak koincidencë në fakt, nëse herën e parë kam ardhur nga 21-22 janari, edhe këtë vit vij me një muaj diferencë. E lashë para Vllaznisë dhe vij prapë para Vllaznisë. Shpresoj që nesër të jetë dita jonë e mirë, për të marrë atë çfarë dëshirojmë.

Unë Tiranën e kam ndjekur, më shumë nga dhjetori e këtej. Në janar ka pasur ndryshime të mëdha. E kam ndjekur nga dhjetori, edhe për shkak të impenjimeve të mia, që kam qenë në klub tjetër dhe nuk kam pasur mundësi ta ndjek. Lojtarët që kanë ardhur, kanë cilësi, por duhet t’i bashkojmë të gjitha bashkë. Nëse një individ, cilësinë e shpreh vetëm për veten ose nuk është unison me tjerët, atëherë këto vlera shuhen. Kjo është pak vështirësia, janë shumë lojtarë që kanë ardhur para shumë pak kohësh. I duhet njohja e njëri-tjetrit.

Më intereson vetëm çfarë duhet të bëjmë ne në fushë. U kam thënë çunave që për ne fillon kampionat i ri, që ka 11 javë. Shpresojmë që këto 11 javë, duke hequr renditjen e kaluar, këto 11 javë të jemi ne të parët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy