Klubet e kategorisë së dytë në futboll nuk do të lejohen të luajnë më nëse nuk rregullojnë gjendjen e stadiumeve dhe terreneve.
Kjo gjendje është cilësuar e papranueshme nga drejtuesit e FSHF të cilët kanë vendosur afate për rregullimin e infrastrukturës edhe për klubet e kategorive të ulta.
.Menaxheri i licencimit pranë FSHF, Eduard Gjini u shpreh se brenda muajit maj, të gjitha klubet duhet të kenë të gatshme infrastrukturën nëse do të pranohen apo jo në kompeticion.



