Jack Grealish në fokusin e të mëdhave

Jack Grealish në fokusin e të mëdhave

Lëvizjet e merkatos me kalimin e ditëve bëhen edhe më interesante . Gjigandët e kontinentit të vjetër janë duke kërkuar me ngulm lojtarët më cilësorë të tregut  për ti paraprirë një sezoni shumë të vështirë dhe të bukur njëkohësisht .   Kësaj here janë futur në valle Manchester City dhe Chelsea të cilët kërkojnë ta befasojnë Aston Villan dhe ta largojnë nga Londra , por për  ta bërë realitet duhet të paguajnë një shifër të majme sepse  anglezi është një ndër elementët kryesorë të Dean Smith.  

Në këtë garë  Chelsea parashikohet se do ta fillojë gjithçka me këmbën e mbarë sepse manjati dhe njëkohësisht presidenti Roman Abramovich është shprehur i gatshëm për çdo lloj lëvizje që ka ndërmend traineri Thomas Tuchel dhe në krahun tjetër Aston Villa e ka deklaruar  se do të kërkojë 70 milionë euro për ta lënë të lirë yllin britanik. 

Në lidhje me  ‘’ The Citiziens ‘’ mund të thuhet se Pep Guardiola e konsideron një zëvëndësues ideal për  Kun Agueron dhe gjithashtu sepse i frikësohet një largimi të mundshëm të Raheem Sterling nga ‘’ Etihad Stadium ‘’. 

Deri në këtë moment që flasim ishin  finalistët në fuqi të Champions Leagues që e kryesonin garën me një avantazh të lehtë por s’duhet harruar se Roman Abramovich është njeriu i  operacioneve të bujshme , fakt që i ka bërë ‘’ Blutë e Londrës ‘’  të tregojnë se janë një kockë shumë e fortë për tu kapërdirë si në Premier League ashtu edhe më gjerë .

Mesfushori nga Birminghami  prej kohësh është një ndër lojtarët më të suksesshëm në qarkullim dhe diçka e tillë s’ka nevojë për koment sepse e ka treguar  në 27 sfidat e zhvilluara  ku ka realizuar  7 gola dhe  10 asiste  duke treguar  se është një vlerë e shtuar e Aston Villas .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy