Gurishta: Vllaznia një hap para rivalëve, Brdaric trajneri më i mirë në Shqipëri

Gurishta: Vllaznia një hap para rivalëve, Brdaric trajneri më i mirë në Shqipëri

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta thotë se skuadra shkodrane është një hap para rivalëve të tjerë të kampionatit shqiptar. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, mbrojtësi i djathtë foli edhe për trajnerin Thomas Brdaric, për të cilin tha se është më i miri në Shqipëri.

"Këtë sezon parashikoj një kampionat shumë të fortë dhe interesant. Shumë ekipe janë përforcuar. Disa specialistët thonë që ka humbur cilësia, por unë nuk jam i këtij mendimi.

 Me Teutën nuk ishte rezultat i drejtë. E kishim lojën nën kontroll me 1 lojtar më shumë. Kur menduam se kishim gjithçka në kontroll, Teuta na shënoi. Nuk ka vend për pesimizëm.

Besoj se këtë sezon na janë afruar shumë lojtarë cilësorë dhe do jetë një Vllazni shumë e fortë. Do jemi pretendentë në kampionat dhe në Kupë.

Kampionati i kaluar nuk na la shije të mirë, sepse e humbëm për gola. Mund të them me plot gojë që jemi pretendentët kryesorë për titullin. Nuk e fitojmë me deklarata, por duhet të luftojmë në fushë për këtë. Duke parë rivalët e tjerë, mendoj se jemi një hap para kundërshtarëve.

 Edhe në Superkupë dhe në kampionat kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira me Teutën. Ndeshjen e kampionatit e merituam ta fitonim. Teuta na ndëshkoi në të vetmin rast që na erdhi në portë.

Janë larguar shumë lojtarë cilësorë. Klubi është munduar të sjellë lojtarë po ashtu cilësorë. Është ruajtur baza. Konfirmimi i trajnerit ishte diçka pozitive, ai na mori maksimumin të gjithëve. Brdaric për mendimin tim është trajneri më i mirë në Shqipëri.

Jam i sigurt se Vllaznia është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar dhe koha do e tregojë këtë.", u shpreh Gurishta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy