Real Madridi, interes për Osimhen

Real Madridi, interes për Osimhen

Ecuria premtuese e Victor Osimhen në sezonin e parë me Galatasatay-n, menjëherë është pasuar me interesin e Real Madridit.

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ do të japin maksimumin për tu përforcuar në çdo repart, ekip që do të fillojë një tjetër etapë nën drejtimin e Xabi Alonsos. 

Ishi i Napolit ka lene gjurme tek turqit, me të cilët numëron 37 gola në 41 sfida, një statistikë impresionuese. 

Të qënit mjaft kompetitiv dhe i rrezikshëm në metrat e fundit, sigurisht është një fakt i cili nuk mund të anashkalohet nga spanjollët, një ndër klubet më të suksesshëm në botë. 

Rivaliteti për shërbimet e nigerianit do të jetë i ashpër por asi nën mëngë i ‘’ Los Merengues ‘’ është Florentino Perez, president i cili ka bërë gjithçka për ekipin e zemrës. 

Besohet se Victor Osimhen do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, një kërcënim për çdo rival gjatë sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy