
Dëmtimi i Ter Stegen nuk i ka lënë shteg tjetër drejtuesve të Barcelonës, veçse të mendojnë për përforcimin e kuadratit të bardhë.
Momentalisht Inaki Pena po e zëvëndëson gjermanin por spanjollët kanë menduar për portierin e Rayo Vallecanos Stole Dimitrievski, sipas ‘ Mundodeportivos ‘.
Paraqitjet e maqedonasit evidentojnë kapacitetin poshtë tre shtyllave, i cili e ka mbajtur rrjetën të paprekur në 9 nga 26 sfidat e zhvilluara.
Për 30 vjeçarin ‘’ Los Cules ‘’ tentuan edhe në të kaluarën por nuk e arritën marrëveshjen për arsye të kontratës së Neto Muraras.
Stole Dimitrievski e ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek Rayo Vallecano, pavarësisht se ende nuk e ka zgjatur kontratën.
Për Barcelonën konsiderohet prioritet mbërritja e një tjetër portieri në ‘’ Camp Nou ‘’ për të shmangur prapakohët e mundshme.
Një avantazh për kuq e blutë është se Stole Dimitrievski e përfundon kontratën me Rayo Vallecanon në 30 qershor dhe pikërisht merkatoja e verës do të jetë determinante për të ardhmen.



