
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, mund të bëjë një hap të rëndësishëm në merkaton e verës.
Futbollisti ka përfunduar në “radarët” e një klubi të madh siç është Juventusi. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, media pranë klubit, Mitaj u ndoq në miqësoren Shqipëri-Kili, nga skautët e Juventusit.
Madje thuhet se skautët e pëlqyen shumë mbrojtësin e majtë. Tashmë te Juventusi bëjnë gati ofertën për shqiptarin, që duket si zgjedhja e duhur për krahun e majtë të mbrojtjes.
Mitaj është pjesë e skuadrës së Lokomotiva Moskë, në Rusi.



