
Pas tre sezoneve tek Interi e ardhmja e Davide Frattesit nuk është e garantuar.
Italiani ndoshta do të ndryshojë destinacion gjatë merkatos së verës, i pretenduar tashmë nga Real Madridi.
Agjenti i tij Giuseppe Riso ka deklaruar se ende nuk kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e Interit për vazhdimësinë në Milano dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt.
Pavarësisht cilësive të treguara vështirësitë kanë qenë prezente gjatë eksperiencës tek gjigandët e Serisë A i cili gjatë merkatos së verës do të ketë një mundësi që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës.
26 vjeçari e ka zhvilluar karrierën në Itali, kryesisht në Serinë B dhe Serinë A dhe La Liga dhe interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ përbën një tundim.
Gjetja e një mesfushori kualitativ mbetet një prioritet për drejtuesit e spanjollëve dhe ishi i Sassuolos e ka treguar se mund të triunfojë me çdo ekip.
Nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pavarësisht rëndësisë në skemat e Cristian Chivus.
Traineri rumun, ish mbrojtës i Interit do ta thotë fjalën e fundit por fillimisht duhet përfunduar sezoni aktual, i shoqëruar deri më tani me 3 asiste në 23 sfida.



