Milani dy ndeshje larg titullit, Maldini me këmbë në tokë: Nuk është e lehtë

Milani dy ndeshje larg titullit, Maldini me këmbë në tokë: Nuk është e lehtë

Milani është pranë titullit kampion dhe me fitoren ndaj Hellas Verona, tashmë kuqezinjtë e shikojnë trofeun vetëm dy ndeshje larg. Përveç lojtarëve dhe trajnerit Pioli, meritë e padiskutueshme për këtë arritje, është edhe e drejtorit të Milanit, Paolo Maldini.

Pasi shkëlqeu si lojtar, tashmë Maldini të njëjtën gjë po bën edhe si drejtues. Duke folur pas ndeshjes me Hellas Veronën, ai u shfaq me këmbë në tokë, duke thënë se ka ende edhe dy ndeshje për të arritur titullin.

 Ishte një ndeshje e bukur, por mori vlerë më shumë prej rezultatit. Goli i tyre mund të na kishte futur në krizë sepse skuadra nuk ka përvojë. Për mënyrën e reagimit djemtë meritojnë elozhe. Bënë atë që u kërkohej.

Kemi ende kohë për titullin pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje. Në këtë kampionat nuk ka asgjë të lehtë. E pashë Atalantën, ata janë një ekip ende i gjallë, që akoma luajnë për Europë dhe kanë lojtarë të nivelit të lartë. Padyshim, një presion i madh për ne, por do ta përballojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy