
Duke ditur se kanë mbetur edhe pak kohë për startimin e sezonit të ri Bayerni ka filluar analizar përkatëse dhe është në tratativa për rinovimin e kontratës të dy komponentëve kyç të Julian Nagelsmann. Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka mbeten dy pika referuese për bavarezët dhe rinovimi i tyre është prioriteti absolut i bavarezëve .
Objektivat e mëtejshëm janë fitimi i sa më shumë trofeve , rrugë e cila mund të arrihet vetëm me qëndrimin e figurave kryesore në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe gjithashtu me një merkato cilësore. Në lidhje me mbrojtësin duhet të evidentohet se eksperienca e fituar i ka hapur rrugën për të vendosur diktatin në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e gjermanëve duan ta rinovojnë kontratën përtej 2023 – shit .
Fakti i vënies në radarët e disa skuadrave e ka impulsuar Bayernin për ti vendosur kapakun kësaj çështje e cila mbetet determinante në lidhje me të ardhmen . Pas nuk mbetet as Leon Goretzka . Me një situatë krejtësisht ndryshe 26 vjecari hyn në vitin e fundit të kontratës me kampionët në fuqi të Bundesligës të cilët nuk kanë reshtur për ta finalizuar sa më shpejt . Në vijim duhet të tregohen shumë vigjilentë sepse mesfushori është vënë në radarët e Real Madridit.
Kjo situatë me siguri do të marrë reagimin e Bayern Munchen për shkak të rëndësisë së Leon Goretzkas në skemat e Julian Nagelsmann . Në rastin e një surprize në momentet e fundit nga ‘’ Galaktikët ‘’ do t’ia vështirësonte rrugën djemve të Julian Nagelsmann për të patur suksesin e pretenduar si në Gjermani dhe më gjerë.



