
Gjatë këtij muaji, Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy miqësore, ndaj moshatarëve të Turqisë, në datat 18 dhe 20 janar.
Sfida e parë do të luhet në Tiranë (18 janar), në stadiumin kombëtar “Air Albania” (17:00), ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” (20 janar), duke nisur prej orës 15:00.
Për këtë përballje, këtë të premte, trajneri Ervin Bulku, ka zbuluar listën e lojtarëve të që do të grumbullohen.
12 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Vfb Stuttgart, Sampdoria, Perugia, Sudtirol dhe Brescia, ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.



