
Merkatoja e Barcelonës po merr shumë rëndësi me kalimin e ditëve . Spanjollët janë një ndër skuadrat e elitës më të dëmtuara në këto momente si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik dhe do të kërkojnë të rikuperojnë sa më shumë terren gjatë janarit .
I padëshiruari i Xavi Hernandez në mbrojtje është qartësisht Samuel Umtiti për të cilin kuq e blutë vijojnë këmbnguljet për ta larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’. Që prej 2018-tës 28 vjeçari nuk ka mundur të jetë konstant dhe shkëlqimet e tij kanë rezultuar thjesht sporadike.
Sipas ‘ Sport ‘ , ‘’ Azulgranët ‘’ e konsiderojnë pjesë të së kaluarës Samuel Umtitin, ndryshe nga çfarë mendonte Ronald Koeman . Xavi Hernandez e ka analizuar shumë shpejt profilin e ishi-t të Lyonit duke konkluduar se nuk është i denjë për Barcelonën e tij që po tenton me çdo mënyrë për të dalë nga gropa e thellë ku ka rënë. Megjithatë kokëfortësia e Samuel Umtitit nuk e ka lejuar të dorëhiqet sepse kërkon të respektojë kontratën e firmosur e cila është e vlefshme deri në 30 qershorin e 2023- shit.
Një fakt interesant është se ofertat së fundmi kanë marrë një përgjigjje negative nga mbrojtësi i lindur në Yaunde të Kamerunit në shenjë besnikërie ndaj Barcelonës por drejtuesit e saj duan që ta largojnë nga Katalunja për të reduktuar problemet tek gjigandët e La Ligas .
Në këtë histori kuptohet se Barcelona ka qenë në çdo hap shumë korrekte me pozicionin e saj ndaj Samuel Umtitit i cili nuk i ka bërë siç duhet detyrat duke e bërë të pamundur qëndrimin tek ‘’ Los Cules ‘’ .



