Gjasula: Luaj në mbrojtje, me Poloninë mirë do ishte edhe barazimi

Gjasula: Luaj në mbrojtje, me Poloninë mirë do ishte edhe barazimi

Mesfushori Klaus Gjasula, foli në konferencë për mediat, pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, për ndeshjen ndaj Polonisë.

Gjasula deklaroi se atmosfera te Shqipëria me trajnerin e ri është shumë e mirë, ndërsa shtoi se është i gatshëm të luajë edhe në qendër të mbrojtjes nëse i kërkohet.

Në lidhje me ndeshjen me Poloninë, lojtari deklaroi se do të luhet për të marrë maksimumin, por edhe një barazim nuk do të ishte keq.

Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha mirë, por të shohim si ecën stërvitja dhe se si do të vendosë trajneri. Por unë dua të kem minuta, do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët.

Do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje.

Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat pozitiv. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë.

Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin tonë. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para, me shumë emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Trajneri Silvinjo na ka treguar idetë e veta, edhe pse nuk ka shumë kohë në krye të kombëtares. E dimë që në të ardhmen do të bëhet më mirë, duke kaluar më shumë kohë së bashku.

Ne shkojmë në Poloni për të marrë maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dy ndeshjet me Poloninë kanë treguar se mund të marrim të paktën një pikë. Ata kanë kualitete të mira. Do të jemi shumë të përqendruar që të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për atë ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy