Abilaliaj: Ndaj Erzenit u ndje lodhja e derbit, nuk duam të nxitojmë për trajnerin e ri

Abilaliaj: Ndaj Erzenit u ndje lodhja e derbit, nuk duam të nxitojmë për trajnerin e ri

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, analizoi për MCN TV, fitoren e skuadrës së tij ndaj Erzenit.

Tekniku i të kuqve, deklaroi se shijakasit ishin skuadra e vetmte këtë sezon, që mbrohej aq poshtë, ndërsa tregoi edhe arsyet e zëvendësimeve, duke thënë se te lojtarët u ndje lodhja e derbit.

Abilaliaj u shpreh se po punohet për trajnerin e ri, të cilin e duan për afatgjatë.

Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme. Ishte kundërshtari i parë këtë sezon që na mbrohej poshtë. Shënuam golin ë parë, kishim edhe rastin e dytë për gol. Nuk është asnjëherë e lehtë, kur për katër ditë luan ndaj një skuadre, që të mëdhave i ka fituar, përveç Egnatias.

Kishim mundësi që ta lëviznim topin më shpejtë. Daljet i kemi bërë më shumë në krahun e majtë. Kishte tentativa për të marrë thellësinë. Në pjesën e parë Erzeni zbriti vetëm një herë me Zekën.

Në pjesën e parë donim ta rikuperonim topin aty ku e humbisnim. Në pjesën e dytë, lodhja ndikoi. Ishte edhe një sforco psikologjike. Kemi në stol shumë sulmues, që mund të jepnim kontributin dhe këtë bëmë.

Jemi duke punuar për trajnerin. Nuk duam të nxitohemi, për shkak të sigurisë që na jep grupi. Duam një zgjedhje që të jetë afatgjate.

Adrenalina që është në vijën e fushës, nuk krahasohet me atë të drejtorit. Reagimet që kishim nga pankina, ishin për shkak të lodhjes. Kjo na detyronte që të mos rikuperonim topat menjëherë. Ishim të detyruar për të ndërhyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy