Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar, pas ndarjes nga jeta të futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Në postimin e tij, Duka shkruan se është i shokuar dhe i trondituar nga kjo ndarje e parakohshme, ndërsa shtoi se sulmuesi ishte një lojtar shumë i fortë dhe statistikat e nxirrnin më të mirin.
"Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.
Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.
Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike.", shkruan Duka.



