Kombëtarja zbret në fushë me Letoninë sot. Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, u shpreh skeptik në lidhje me këtë përballje, e cila është paraprirë nga një barazim në fushën e letonezëve. Matraxhiu u shpreh me rezerva për strategjinë e ndjekur nga trajneri Silvinjo.
Është normale që do të ketë kritika. Nuk e di pse priten me çudi, por për aq kohë sa trajneri është i mirëpaguar dhe objektivat ishin madhore, atëherë edhe kritikat duhet t’i pranojmë.
Barazimi është një grusht shumë i fortë që kemi pësuar dhe nuk e di a do të ngrihemi dot nga ky knockdoën. Por nuk është kurrë vonë. Por unë janë skeptik, megjithatë kur flitet për Kombëtaren duhet të ketë një dozë nacionalizmi.
Ka lojtarë të pazëvendësueshëm. Ka shumë nga ata që nuk u jepet besimi as mundësia.



