
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është pezulluar me dy ndeshje, për kartonin e kuq të marrë në sfidë ndaj Atletico Madrid.
Braziliani bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Carrasco dhe për këtë arsye është pezulluar me dy ndeshje. Për këtë ka reaguar edhe vetë lojtari, i cili tha se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme.
“Është qesharake të mendosh se një koleg profesionist do të lëndojë tjetrin me qëllim… ne luajmë një sport të rrezikshëm, ku ndodhin aksidente. Por sidoqoftë, Carrasco, më vjen keq për aksidentin.”



