Richarlison vendos për Tottenhamin

Richarlison vendos për Tottenhamin

  Orët e ardhshme do të jenë tejet përcaktuese për të ardhmen e ofensivës së Tottenhamit .

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë arritur akordin me sulmuesin Richarlison për shifrën e  50 milionë eurove.

Ky transferim sigurisht konsiderohet një ndër më të bujshmit e merkatos së verës në Premier League dhe 25 vjeçari do ti japë llogari një ndër më të mirëve të trainingut në vazhdimësi.

Italiani Antonio Conte ndryshoi shumë gjëra në pak kohë duke arritur të formojë një ekip cilësor i cili preu biletën për në Champions League në sezonin vijues.

Traineri nga Lecce vendosi rikthimin në Londër pas fitimit të Scudettos dhe në të ardhmen do të drejtojë një ofensivë mjaft shpresëdhënëse me Harry Kane- Heung Min Son dhe Richarlison që pretendohej  edhe  nga Paris St Germain , Chelsea dhe Real Madridi.

Objektivi mbetet fitimi i trofeve dhe me këtë ekip të formuar , traineri 52 vjeçar do të ketë shumë shanse për të dalë faqebardhë në çdo kompeticion, pse jo ta finalizojë sezonin me trofe . 

Katër vitet në ‘’ Goodison Park ‘’ rezultuan tejet të suksesshme për ishi-n e Fluminenses dhe këtë arritje e ka mëse të merituar me anë të cilës për herë të parë në karrierën e tij do të shijojë emocionet e veçanta që dhuron turneu me prestigjoz europian për klube.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy