Atletico Madridi, tjetër opsion për mbrojtjen

Atletico Madridi, tjetër opsion për mbrojtjen

Tek Atletico Madridi kanë filluar përgatitjet referuar merkatos së janarit.

Si në çdo ekip tjetër, edhe tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ priten disa ndryshime. 

Traineri Diego Simeone e ka analizuar mjaft mirë skuadrën, i cili do të përqëndrohet më së shumti tek prapavija.

 Ashtu siç quhet ndryshe ‘’ El Cholo ‘’ e ka gjetur elementin e rradhës dhe bëhet fjalë për Nathan Ake.

Ecuria jo premtuese tek Manchester City e ka lënë disi në prapavijë kur dihet se në muajin qershor do të nisë Botërori. 

Ky eveniment përbën një sfidë për çdo lojtar dhe kombëtaret e tyre por fillimisht duhet të grumbullohen nga trainerët respektivë. 

30 vjeçarit i duhet natyrisht të aktivizohet në mënyrë konstante për të qenë në gatishmërinë e trainerit të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ Ronald Koeman. 

Ishi i Watfordit e ka eksperiencën e mjaftueshme për t’iu bashkuar një ekipi kompetitiv, në kampionatin që përfaqësohet por edhe në kompeticionet europiane. 

Kryeqytetasit janë një shans i cili s’duhet humbur, sidomos nëse traineri argjentinas ia garanton aktivizimin si titullar Nathan Akes. 

Hollandezi është një lojtar mjaft efikas në duelet një kundra një, shquhet për inkursionet drejt portave kundërshtare dhe gjithashtu i mirëvendosur në aspektin taktik. 

Sezoni aktual është i gjashti tek ‘’ Qytetarët ‘’, i shoqëruar deri më tani me 10 sfida të luajtura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy