Newcastle është në kërkim të një portieri të ri, pas dëmtimit të Nick Pope, i cili ka mbyllur sezonin, pas lëndimit në shpatull.
Sipas raportimeve, thuhet se drejtuesit e klubit anglez, kanë piketuar David De Gea-n, si zëvendësues.
Spanjolli është pa skuadër nga vera, kur u largua nga Manchester United dhe do të ishte i hapur për një rikthim në Premier League.
Bisedimet pritet të nisin në ditët e ardhshme dhe arritja e një marrëveshje nuk do të ishte e vështirë, në kushtet ku ndodhen të dyja palët.



