Familja e Michael Schumacher po planifikon veprime ligjore kundër një reviste e cila publikoi një 'intervistëv fake' të krijuar nga inteligjenca artificiale me ish-pilotin e Formula 1.
Schumacher, shtatë herë kampion i F1, pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik.
‘Die Aktuelle’ publikoi një foto të një Schumacher të buzëqeshur, 54 vjeç, në ballinën e edicionit të fundit me titullin "Michael Schumacher, intervista e parë".

Një shirit poshtë lexon "dukej mashtruesisht e vërtetë" dhe del në artikull se citimet e supozuara ishin prodhuar nga AI.
Familja ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se ata po planifikojnë ta ndjekin çështjen ligjërisht.
Pas aksidentit të tij në ski, Schumacher u vu në një koma të induktuar dhe u soll në shtëpi në shtator 2014, me gjendjen e tij mjekësore.

Djali i Schumacher, Mick ka vozitur për Haas në F1 dhe aktualisht është një pilot rezervë për Mercedes.
Në një dokumentar të Netflix të vitit 2021, gruaja e Schumacher, Corinna tha: "Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t'u siguruar që ai të jetë rehat dhe thjesht ta bëjmë atë të ndiejë familjen tonë, lidhjen tonë.
"Privati është privat", siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na ka mbrojtur, dhe tani ne po e mbrojmë Michael."




