
Anësori i djathtë i Bayer Leverkusenit Jeremie Frimpong po zhvillon një sezon për tu marrë shembull dhe pritet që merkatoja e verës të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen.
Për 22 vjeçarin, Barcelona , Manchester United dhe Bayern Munchen do të masin forcat në një duel shumë të vështirë, i cili sigurisht do të përcillet me shumë emocione dhe ndoshta surpriza.
‘’ Blaugranët ‘’ prej kohësh pretendojnë të përforcojnë prapavijën , kryesisht këtë pozicion pasi kërkojnë të lënë pas eksperiencën jo të mirë me Hector Bellerin .
Megjithatë, paraprakisht spanjollët nuk konsiderohen favoritë sepse Manchester United dhe Bayern Munchen momentalisht gëzojnë një situate më favorizuese në aspektin ekonomik dhe mund ta fitojnë garën me ‘’ Blaugranët ‘’.
Sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano , ‘’ Aspirinat ‘’ kanë përcaktuar 30 milionë euro për largimin e Jeremie Frimpong, shifër aspak problematike për ‘’ The Red Devilsat ‘’ të cilët janë të gatshëm ta paguajnë .
Ndërsa rekordmenët e Bundesligës i druhen një largimi të mundshëm të Joao Cancelos dhe synojnë ta kenë asin nën mëngë nëse portugezi do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Gjatë tre sezoneve hollandezi ka spikatur me paraqitjet e tij dhe duke iu referuar potencialit të pretendentëve në aspektin sportiv dhe atë ekonomik , ndoshta drejtuesit e Bayer Leverkusenit do të ‘ ngushëllohen ‘ vetem me përforcimin e arkave .



