
Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2021-2022.
Skuadrës së Guardiolës, i duhej një përmbysje e çmendur ndaj Aston Villa, për të siguruar titullin kampion.
City e pa veten në disavantazh të dy golave, duke bërë që tifozët e Liverpool të nisnin festën.
Megjithatë dy golat e Gundogan në minutat e 76 dhe 81 si dhe Rodri në minutën e 78, i dhanë fitoren dhe vendin e parë skuadrës nga Mançesteri.
Liverpool e mbylli sezonin e dytë me 92 pikë, vetëm 1 pikë më pak se kampionët e City.



