
Ditën e sotme do të luhet në Tiranë, finalja e Conference League, mes holandezëve të Feyenoord dhe italianëve të Romës.
Tifozeritë e dy ekipeve e presin me padurim këtë sfidë dhe për këtë arsye kanë mbërritur në Tiranë që ditën e martë, madje një numër i konsoderueshëm holandezësh zbarkuan në Shqipëri që ditën e hënë.
Nga një vëzhgim i bërë ditën e sotme, shihen tifozët e Feyenoord në një numër të madh, të cilët janë vendosur te Pedonalja në Tiranë. Birra dhe këngë gjatë gjithë kohës nga holandezët për skuadrën e tyre.
Në krahun tjetër, tifozët e Romës, që janë të vendosur te “Amfriteatri”, duken më të qetë dhe në numër më të vogël, ndërsa qëndrojnë në lokale dhe shijojnë liqenin e Tiranës. Megjithatë italianët pritet të jenë më shumtë pak para ndeshjes, pasi një numër i madh tifozësh janë nisur ditën e sotme nga Italia.
Vlen të përmendet se një natë më parë, të dyja tifozeritë shkaktuan trazira në Tiranë, duke u përplasur me policinë.



