
Me të mbërritur në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ , sulmuesi Donyell Malen menjëherë ka spikatur me paraqitjet e bëra . 19 vjeçari konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenjë që ka prodhuar Hollanda dhe Borussia Dortmundi sigurisht që ndihet e privilegjuar për këtë fakt .
Por rrjedha e historisë ka ndryshuar paksa në kohët e fundit sepse impaktet pozitive janë shtuar dhe kanë tërhequr vëmëndjen e Bayern Munchen .
Edhe pse protagonizmi i Erling Haaland sa vjen e shtohet në ofensivën e ‘’ Verdhezinjve ‘’, hollandezi ka rezultuar efektiv për skemat e Marco Rose duke i dhënë më tepër shanse gjermanëve për arritjen e rezultateve pozitive. Prej kohësh Borussia Dortmundi kërkon një zëvëndësues ideal për Robert Lewandovskin dhe Donyell Malen konsiderohet si i plotëson të gjitha kushtet .
Ideja e Bayernit është forcimi i aspekteve ku kanë çeduar gjatë këtyre sezoneve me objektivin e qartë të ripushtimit të Europës dhe më gjerë . Diçka e tillë do të ketë vështirësitë e veta sepse edhe skuadrat e tjera të njohura vijojnë rrugën me të njëjtin ritëm por duke qenë se e kaluara e favorizon , ky element do ti shërbejë për të rikapur shumë shpejt majat .
Alternativa në fjalë pavarësisht aspektit cilësor është tepër e përshtatshme edhe në termat ekonomikë dhe mund të shëndërrohet në një referencë shumë të rëndësishme për Julian Nagelsmann i cili është një trainer me fat pasi drejton një skuadër kampionësh .
Në 11 ndeshjet e para Donyell Malen ka arritur të gjejë vetëm një herë rrugën e rrjetës por një fakt i tillë është i kuptueshëm sepse ka nevojë për tu përshtatur ashtu siç duhet tek një skuadër me kërkesë të lartë llogarie siç është Borussia Dortmundi .



