Sulmuesi shqiptar, Realdo Fili, ka dalë lojtar i lirë. 26-vjeçari nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka bërë të ditur se ka mbyllur aventurën e tij të Botosani në Rumani.
Fili luajti 2 sezone e gjysmë me skuadrën rumune, me të cilët zhvilloi 55 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
Dua të falënderoj Botosani për këto 2.5 vite të mrekullueshme. Faleminderit të gjithëve që punuan me mua gjatë kësaj periudhe, të gjithë stafit dhe lojtarëve që më ndihmuan të rritem, të mësoj dhe të bëjnë të ndihem si në shtëpinë time. Isha i nderuar të isha një nga ju.
Në ta kaluarën, fieraku ka qenë edhe pjesë e Apolonisë, Partizanit, Skënderbeut dhe Luftëtarit.



