
Teuta e ka nisur me fitore minimale ndaj Partizanit mbrojtjen e titullit kampion pasi në Elbasan Arena fituan 1-0 në ndeshjen që çeli javën e parë të Superligës.
Për gazetarin e sportit në MCN TV, Edi Hajdini, kjo ndeshje kishte pritshmëri, për faktin se të dy ekipet kishin ndryshime ne ekip, përdorën teknologjinë VAR dhe patën mbështetje, kthimin e tifozëve ne shkallët e stadiumit.
Porse si e komenton ndeshjen e pas pas çasteve Tirana-Skënderbeu dhe Laçi-Vllaznia. Për të parën Hajdini, thotë se bën përshtypje futja e portierit në moshë ta madhe, Lika.
“Janë dy përballje intriguese për mënyrën se si do te zhvillohen. Tirana-Skënderbeu, bën përshtypje se në portë do të jetë portieri më moshë të madhe Ilion Lika, 41 vjeç, por edhe fakti se Tirana ka ndryshime, pastaj vihet re rikthimi i Michael Ngo, i cili do të synoj të kap sukseset që i ka kapur dikur,
Pastaj te Skenderbeu, trajneri Migen Memeli, vjen në ndeshje, pasi shpëtoi Skenderbeun nga sezoni i kaluar nga mos rënia një kategori më poshtë. Pra janë dy skuadra me objektiva të ndryshme, Tirana ka synimin e triumfit të kampionatit, kurse tjetra, mbijetesën”.



