
Interesi i Atletico Madridit për Martin Zubimendin në javët e fundit e ka marrë një përgjigje nga Mikel Arteta.
Traineri i Arsenalit është i kënaqur me rendimentin e mesfushorit i cili shpreson qëndrimin në ‘’ Emirates ‘’.
Duhet theksuar se krerët e ‘’ Topchinjve ‘’ përcaktuan 80-90 milionë euro për ta lënë të lirë 27 vjeçarin, një shifër kjo e papërballueshme nga xhepat e Enrique Cerezos.
Besohet se kampioni në fuqi i botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ do të jetë pjesë e gjigandëve të Premier Leagues edhe për shumë kohë, sipas raportimeve të Anton Meana dhe Miguel Martin Talavera, gazetarë të ‘ El Larguero de la Cadena SER ‘.
Sipas paraqitjeve të deritanishme është i natyrshëm një reagim i tillë, me qëllimin e mosprishjes së ekuilibrave të krijuar.
Mikel Arteta në fakt po bën një punë për tu duartrokitur, fitues i kampionatit në sezonin e shkuar dhe finalist i Champions Leagues.
Deri në qershorin e 2030-tës mbetet e vlefshme kontrata e ishi-t të Real Sociedadit, ndër më të spikaturit referuar organizmit të lojës.
Gjithsesi sipas Javier Herraez në sfidat e fundit është vënë re një humbje protagonizmi por me cilësitë që e karakterizojnë besohet se shumë shpejt do të rikthehet në një komponent përcaktues, si tek kryeqytetasit ashtu edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.
