Ylber Sefa nga Shqipëria ka fituar etapën e parë të rrethit 79-të çiklistik të Shqipërisë në itinerarin Tiranë-Korçë 161.1 km.
Bukuria e kësaj gare ka filluar në dalje të qytetit të Përrenjasit, aty ku një grup prej 25 çiklistësh kanë kërkuar shkëputjen nga grupi i madh prej 54 çiklistësh. Në mesin e Qafë Thanës 4 çiklistë kanë takuar 21 çiklistë të tjerë dhe për më shumë se 75 km kanë ecur sëbashku për të hyrë në finishin e Korçës.
Garës në malore i ka dhënë forcë dhe bukuri Mikel Demiri që gjatë gjithë kohës ka udhëhequr grupin prej 4 çiklistësh.
5 km pa hyrë në qytetin e Korçës të 4 çiklistët janë ribashkiar edhe njëherë dhe ashtu së bashku kanë menduar finishin. Në metrat e fundit çiklisti shqiptar Ylber Sefa është ngritur mbi biçikletë dhe ka prekur i pari vijën e mbërritjes për 3 orë e 54 min 05 sek me një shpejtësi mesatare 41.3 km në orë, kohë të njëjtë me fituesin kanë regjistruar edhe tre çiklistët e tjerë.
Pas garës çiklisti Ylber Sefa krahas emocioneve që ka përjetuar në etapën e parë ka treguar edhe për taktikën e zgjedhur për të qenë fitues i etapës së parë të këtij rrethi çiklistik.
Rumuni Cristian Raileanu është shprehur i lumtur që ka mundur të jetë i dyti në këtë garë pjesë e së cilës u bë vetëm pak momente pasi zbriti nga avioni.
Gara ishte shumë e mirë, është hera ime e tretë në Shqipëri, është një vend i bukur dhe për etapë të parë jam i lumtur me pozicionin e dytë, ishte e vështirë, shumë nxehtë. Nuk jam i mërzitur që nuk fitova, udhëtimi im dje për në këtë u anulua, erdha sot vetëm para 15 min para nisjes së garës. Finishi ishte shumë vështirë, çiklistët ishin të mirë. Erdha nga Italia, aty moti është shumë herë me ndryshe nga sot, ndaj është vështirë. Kontrolloja gjatë gjithë kohës lojtarët e tjerë dhe flisja me ekipin tim, që mund të bashkëvepronim bashkë dhe të lodhnim të tjerët.
Skënder Anxhaku presidenti i Federatës së Çiklizmit kërkon më tepër mbështetje për këtë garë që ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Tre ekipe nuk kanë arritur të bëhen pjesë e rrethit 79 çiklistik pasi kanë rezultuar pozitiv me covid-19.



