Hugo Lloris dukej shumë afër transferimit te Lazio. Madje klubi italian kishte arritur edhe marrëveshjen me Tottenham, për gardianin francez.
Megjithatë kur pritej vetëm zyrtarizimi, ka ardhur edhe dështimi i marrëveshjes. Ishte vetë Lloris, që në fund refuzoi të transferohej në kryeqytetin italian.
Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 36-vjeçari kishte kërkuar garanci për vendin e titullarit, diçka që nuk ju dha nga trajneri Sarri dhe për këtë arsye portieri u tërhoq.
Lazio ka në përbërje një portier shumë të mirë si Ivan Provedel që e mbylli në mënyrë fantastike sezonin e parë dhe u shpall portieri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A.



