
Prej disa merkatosh Alvaro Morata vijon të pretendohet nga klube të rëndësishëm, kryesisht në Itali.
Fillimisht ishte Juventusi dhe tanimë Roma ka hyrë në garë për ta rikthyer sulmuesin në një ndër pesë ligat më prestigjoze të Europës.
Sipas ‘Caughtoffside’, traineri Daniele De Rossi e konsideron një lojtar me shumë kualitet, i cili për më tepër e ka shprehur dëshirën e rikthimit në Serinë A.
‘’ Verdhekuqtë ‘’ tashmë kanë një avantazh për të firmosur me spanjollin, një referent edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.
Thuhet se madrileni do të largohet nga Atletico Madridi, ekip në të cilin ka kontribuar me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfidat e sezonit të kaluar.

Ishi i Chelseat është një ndër ato sulmues që të befason atëherë kur nuk e pret dhe drejtuesit e Romës ia kanë hapur dyert e ‘’ Olimpicos ‘’.
Pritet që në vijimësi të zhvillohet një mbledhje ndërmjet drejtuesve të ish fituesve të Conference Leagues dhe agjentit të 31 vjeçarit, të cilin e pret një sfidë shumë e rëndësishme në Europianin e Gjermanisë me dy herë kampionët e Europës dhe të Botërorit të Afrikës së Jugut.



