Napoli, ofensivë për Kim Min Jae

Napoli, ofensivë për Kim Min Jae

 Eksperienca e Kim Min Jaes tek Bayern Muncheni nuk po shkon ashtu siç duhet.

Koreano-jugori nuk ka mundur të adaptohet, për të cilin drejtuesit e bavarezëve shpenzuan 50 milionë euro në të shkuarën. 

Dyert e ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ janë hapur përsëri për qendërmbrojtësin, duke qenë se traineri i Napolit Antonio Conte e konsideron një vlerë të shtuar për prapavijën. 

Në 2022-2023 aziatiku rezultoi kyç në rradhët e ‘’ Il Partenopei ‘’, të cilët fituan Scudetton, i cili e përfundoi sezonin si mbrojtësi më i mirë. 

Ndërkohë, drejtuesit e gjermanëve janë shprehur të gatshëm të lejojnë largimin e 28 vjeçarit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ gjithmonë nëse oferta për të do të jetë bindëse. 

Transferimi i Jonathan Tah nuk i ka lënë shumë hapësira ishi-t të Fenerbahçes dhe traineri nga Lecce shpreson ta ketë së shpejti nën urdhërat e tij. 

Sipas disa zërave flitet se marrëveshja ndërmjet palëve mund të arrihet për 35-40 milionë euro, shifër jo problematike për xhepat e Aurelio Di Laurentis. 

Eksperienca e Kim Min Jaes sigurisht është marrë seriozisht në konsideratë nga Antonio Conte, deçiziv në ecurinë e bardhekaltërve edhe në sezonin aktual.

 Veshja përsëri e bluzës së Napolit mund ta ndihmojë për të rikuperuar versionin më të mirë, i cili mund ti japë edhe më tepër avantazhe 3-5-2-shit të këtij traineri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy