Tjetër pretendent për Rabiot

Tjetër pretendent për Rabiot

Gjatë merkatove të viteve të fundit , Arsenali është karakterizuar si një ndër skuadrat që është fuqizuar me element të anashkaluar nga ekipet respektive dhe këtë ideologji kërkon ta vërë në funksion të merkatos verore .  

Adrien Rabiot është bërë protagonisti i rradhës në ‘’ Emirates ‘’ të cilin Juventusi nuk mendon ta ketë pjesë të organikës duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe Mikel Arteta ja ka shtrirë dorën .

Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ francezi asnjëherë nuk arriti të bëhej protagonist dhe ky fakt e ka përshpejtuar largimin nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe londinezët e shikojnë një alternativë të përshtatshme për mesfushën .  

Në merkaton e kaluar edhe Barcelona shfaqi interes për 27 vjeçarin por rekordmenët e Scudettos rezultuan më bindës por koha ka kaluar dhe ky lojtar nuk i ka përmbushur pritshmëritë duke patur parasysh kërkesën e llogarisë që ekziston tek ekipi i lideruar nga Massimiliano Allegri.  

Ndryshe nga italiani , Mikel Arteta beson fuqimisht se karriera e Adrien Rabiot mund të ketë një tjetër histori nëse vendos të veshë bluzën e ‘’ The Gunners ‘’ të cilët janë ende në luftë për pjesëmarrjen në Champions League dhe do të kenë edhe pesë javë në dispozicion për të treguar potencialin në Premier League , kampionat që po vështirësohet javë pas jave por aktualiteti i favorizon djemtë e Mikel Artetas .

 Ndërhyrja në merkato konsiderohet e pashmangshme për gjigandët e këtij kampionati të cilët s’duan gjë tjetër veçse të performojnë përsëri në evenimentin më prestigjoz europian për klube , aty ku gëzojnë një eksperiencë shumë të madhe dhe do të tregojnë në javët e mbetura të sezonit nëse e meritojnë apo jo pjesëmarrjen.

Për sa i përket Adrien Rabiot fjalët janë të tepërta sepse torinezët tashmë i kanë bërë dalje dhe fatmirësisht fati i ka trokitur shumë shpejt në derë  sepse flitet për një klub shumë të njohur në Angli dhe me gjerë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy