Do të largohet nga Milani, Pioli kërkohet nga Napoli

Do të largohet nga Milani, Pioli kërkohet nga Napoli

Stefano Pioli do të largohet nga drejtimi i Milanit në fund të sezonit dhe kjo nuk ka dyshime.

Eliminimi nga Europa League, e ka mbushur kupën te drejtuesit kuqezi, që kanë vendosur të ndryshojnë timonierin.

Pas largimit nga Milani, Pioli nuk pritet të qëndrojë gjatë pa skuadër. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se në gjurmët e 58-vjeçarit, është vendosur Napoli.

Presidenti De Laurentiis, ka gati një kontratë dy-vjeçare për Piolin dhe pritet që në ditët e ardhshme të nisin bisedimet mes palëve.

Tekniku kuqezi, pëlqehet shumë te Napoli, skuadër që sezonin e kaluar fitoi titullin, ndërsa këtë sezon ka hasur vështirësi të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy