
Frank Lampard, u emërua trajner i Chelsea pak javë më parë, pas shkarkimit të Graham Potter.
Megjithatë shifrat e skuadrës në drejtimin e Lampard, kanë qenë me të vërtetë katastrofike, teksa në pesë ndeshje, numërojnë pesë humbje.
Disfata e fundit ndaj Brenford në kampionat, bëri që të qarkullojnë lajme, mbi një largim të mundshëm të Lampard.
Megjithatë drejtuesit kanë vendosur që trajneri të qëndrojë deri në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve negative.
Në verë drejtimin e skuadrës londineze do e marrë trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino dhe pritet të ketë ndryshime të shumta në merkato, në hyrje dhe në dalje.



