Duket se e ardhmja e Fabian Ruiz do të jetë larg ‘’ Parque de Princes ‘’.
Edhe pse është konsideruar si motorri i mesfushës së Paris St Germain ndoshta sezoni aktual do të jetë i fundit për spanjollin në kryeqytetin francez.
Ky fakt konfirmohet me përcaktimin e çmimit për fituesin në fuqi të Europianit me ‘’ La Furia Rojan ‘’, i cili e përfundon kontratën me gjigandët e Francës në 2027-tën.
Thuhet se në janarin e këtij viti do të jetë i lirshëm për të negociuar me cilindo ekip që dëshiron dhe në fakt pretendentët për të nuk do të mungojnë.
Sipas ‘ Cadena SER ‘, Nasser Al Khelaifi synon të arkëtojë rreth 40 milionë euro dhe gjatë muajit qershor do të hyjë në fuqi klauzola prej 30 milionë eurosh për të lehtësuar largimin nga kuq e blute.
Sezoni aktual është i katërti për mesfushorin tek ky ekip, i cili ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Luis Enriques, trainer që do të mbahet mend gjatë për fitimin e Champions Leagues, trofeu i shumëdëshiruar i sheikut nga Katari.
Deri më tani Fabian Ruiz ka kontribuar me 2 gola në 21 sfida, gjatë të cilave ka rezultuar determinant dhe e ka bërë krenar bashkombasin dhe njëkohësisht të ashtuquajturin ‘’ Lucho ‘’.



