
Siç dihet në çdo merkato drejtuesit e Barcelonës i japin shumë rëndësi përforcimit të mbrojtjes.
Pavarësisht ecurisë pozitive ky repart mbetet një shqetësim për trainerin Hansi Flick.
Kësaj rradhe ‘’ Blaugranët ‘’ kanë preferuar Brazilin, konkretisht Palmeirasin për të gjetur një element i cili po lë gjurmë.
Luiz Gustavo Benedetti po ndiqet me kujdes nga kuq e blutë, për të cilin edhe Arsenali me Napolin do të garojnë.
Largimi i Inigo Martinezit në Arabinë Saudite natyrisht ka lënë një boshllëk dhe numri një i stolit e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, për t’ia vënë kapakun gjatë merkatos dimërore.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, krerët e brazilianëve synojnë 15 milionë euro për 19 vjeçarin, ndërsa oferta e parë e Joan Laportas arrin 12 milionë eurot.
Të qënit efektiv gjatë sfidave, sidomos tek një gjigand si Palmeirasi i ka dhënë shumë rezultate Luiz Gustavo Benedettit, karriera e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt, nç çdo aspekt.
Kontrata e tij me Palmeirasin përfundon në 2029-tën dhe s’do të jetë aspak e lehtë për spanjollët për ta bindur.
Për më tepër së shpejti fillon Botërori i moshave dhe për Luiz Gustavo Benedettin do të jetë një kompeticion shumë i rëndësishëm, i cili me siguri do të grumbullohet nga traineri Ramon Menezes.
Pritet një insistim nga numri një i ‘’ Los Cules ‘’ i cili vijon të bëjë maksimumin për skuadrën e zemrës.



