Liverpooli nuk dorëzohet për Kounde

Liverpooli nuk dorëzohet për Kounde

Chelsea dhe Real Madridi do të kenë një betejë të ashpër me  Liverpoolin për Jules Kounde . Mbrojtësi i Sevillas konsiderohet një ndër më të mirët në botë dhe skuadrat e elitës sa vinë e shtohen .

‘’ The Redsat ‘’ pretendojnë të ndryshojnë rrjedhën e historisë dhe të surprizojnë  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ me transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Anfield Road ‘’.

 Andaluzët prej kohesh i kanë qëndruar besnikë kërkesës për francezin dhe Liverpooli duket se e ka mirëpritur atë dhe është treguar i gatshëm ta paguajë .

 Sipas ‘’ The Sun ‘’, gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm janë të ndërgjegjshëm për benefitet që mund ti japë Jules Kounde prapavijës dhe i kanë thënë ‘’ po ‘’ peticionit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ që arrin 90 milionë eurot.

Në këto kohë pandemie aksesi për operacione të tilla sigurisht mbart shumë vështirësi por njëkohësisht  duhet theksuar edhe cilësia e ishi-t të Bordeaux .

 Nëse rikthehemi paksa mbrapa në kohë , ja vlen të përmendet se londinezët arritën deri në 55 milionë euro duke marrë refuzimin direkt të spanjollëve por  objektivi i kundërshtarëve direktë për rikthimin tek suksesi  është më i fortë se kërkesa e Sevillas  . 

Jurgen Klopp është i bindur se me Jules Kounden prapavija e Liverpoolit do të ndryshonte totalisht dhe do ta qartësonte me tepër rrugën për djemtë e tij. Qëndrimi i tyre konceptohet një plus edhe për drejtorin sportiv Monchi sepse arritja e këtij objektivi do t’ia rriste vlerat 53 vjeçarit .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy