Rodrigo De Paul, në listën e Juventusit

Rodrigo De Paul, në listën e Juventusit

E ardhmja e Rodrigo De Paul tek Atletico Madridi është vënë dukshëm në dyshim në kohët e fundit.

30 vjeçari po e mendon largimin nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, të cilit drejtuesit e Juventusit i kanë trokitur në derë.

Ekziston mundësia që mesfushori të rikthehet në Itali, i cili në të kaluarën përfaqësoi denjësisht Udinezen.

Me një trainer si Diego Simeone çdo lojtar vihet paksa nën presion sepse është tejet kërkues dhe nëse nuk je në nivelin e pritur, të takon të ngrohësh stolin.

Kritikat nuk kanë munguar për kampionin e botës, për të cilin Juventusi ka treguar interes.

Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe sidomos traineri Thiago Motta e njohin shumë mirë mesfushorin por peticioni i presidentit Enrique Cerezo parashikohet se do të jetë përcaktues për arritjen ose jo të marrëveshjes.

Një avantazh për Rodrigo De Paul është njohja shumë e mirë e kampionatit italian dhe pikërisht me bardhezinjtë është përballur disa herë në të shkuarën.

Deri më tani bashkombasi i ‘’ El Cholos ‘’ numëron 13 sfida dhe 1 asist me ‘’ Los Rojilancos ‘’ por duhet patur parasysh se Juventusi është një ekip me shumë traditë, natyrisht i preferuar nga shumë lojtarë gjatë viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy