Tottenhami huazon Gollinin

Tottenhami huazon Gollinin

Nuno Espirito Santo duket se ka qëlluar një ogur i mirë për Tottenham Hotspurin  . Me marrjen e stolit portugezi ka ngjallur një entuziazëm të dukshëm tek kryeqytetasit  të cilët kanë bërë një hap shumë pozitiv . ‘’ Spursat ‘’ kanë arritur firmosjen me Pierluigi Gollinin , i cili ka mbërritur në ‘’ White Hart Lane ‘’ me formulën e huazimit . 

E kaluara e 26 vjeçarit ishte brilante pasi bënte pjesë në ekipet inferiore të Manchester United dhe më pas filloi ta zgjeronte suksesin  me kalimin tek Verona  , ekip me të cilin debutoi në Serinë A në vitin 2014 .

Cilësitë e italianit u vlerësuan menjëherë nga  Aston Villa , trampolinë që i shërbeu  për tu rikthyer në tokën e tij , pikërisht në rradhët e Atalantës .  Me bergamaskët karriera e  Pierluigi Gollinit  ka shënuar ngjitje të konsiderueshme ku numëroi në total 108 ndeshje në  Itali dhe 10 në Champions League , turne në të cilin të besuarit e Gian Piero Gasperinit pak e nga pak kanë fituar eksperiencë .

Një ndër pikat më të forta të ‘’ La Deas ‘’ e mbylli sezonin e kaluar me 32 ndeshje ku bergamaskët e mbyllën me pjesëmarrjen përsëri në tuneun më të rëndësishëm europian dhe  gjithashtu me faktin e të qënit nënkampionë të  Kupës së Italisë .

Duke filluar nga sezoni i ri Pierluigi Gollinin e pret një sfidë sa e vështirë aq edhe interesante me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ që do të kenë shansin e të qënit përsëri pjesë e Europës .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy