
Papritur Yannick Carrasco është shëndërruar në një ndër protagonistët e merkatos , e cila është në metrat e fundit. Barcelona ka treguar interes për belgun , sidomos pas largimit të Memphis Depay.
Katalanasit nuk do ta kenë aspak të lehtë sepse 29 vjeçari pretendohet në Premier League dhe Serinë A , i cili në 28 sfidat e sezonit aktual numëron 4 gola dhe 3 asiste.
Pretendimi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është rikuperimi i investimit prej 27 milionë eurosh të bërë në janarin e 2020-tës dhe ti japë dritën jeshile largimit të një ndër lojtarëve më cilësore të ‘’ El Cholos ‘’ në sezonet e fundit, operacion që arrin 20 milionë eurot.
Ishi-t të Monacos sigurisht i mbeten edhe disa vite për ta finalizuar karrierën dhe me këtë hap të ndërmarrë nga drejtuesit e Atletico Madridit ka mundësinë për t’iu bashkuar një tjetër skuadre , e cila parashikohet se do të jetë shumë cilësore.
Koha e mbetur do të jetë një provë për drejtuesit e pretendentëve të Yannick Carrascos për ta bindur të startojë një eksperiencë të re larg Madridit, i cili në etapën e dytë tek Atletico nuk e ka kënaqur aq sa duhet trainerin argjentinas.



