Nico Paz, refuzon Real Madridin

Nico Paz, refuzon Real Madridin

  Në orët e fundit Nico Paz ka vendosur për të ardhmen. 

Prej kohësh u përfol se mesfushori do të rikthehej tek Real Madridi por diçka e tillë nuk do të ndodhë. 

Sipas ‘ As ‘, 21 vjecari do ti qëndrojë besnik Comos, me të cilën do të marrë pjesë edhe në Champions League sezonin vijues. 

Nxënësi i Cesc Fabregas është i ndërgjegjshëm se rivaliteti tek ‘’ Los Merengues ‘’ është tejet i ashpër, fakt i cili mund t’ia reduktojë hapësirat. 

Ndërsa tek italianët është protagonist absolut, deçiziv në të shumtën e sfidave në sezonin e kaluar. 

Falë Cesc Fabregas Como do të tregojë potencialin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër dhe gjithashtu e presin sfida të vështira edhe në Scudetto. 

Megjithatë, në kontratën e fantazistit ekziston një opsion i cili i lejon kryeqytetasve për ta rikuperuar deri në qershorin e 2027-tës kundrejt 10 milionë eurove. 

Mirëpo, s’do të jetë e lehtë sepse numri një i stolit e konsideron një vlerë të shtuar në 11-she dhe natyrisht synon ta konsolidojë ekipin në çdo aspekt. 

13 gola dhe 8 asiste në 40 sfida ishte kontributi i Nico Paz në sezonin e shkuar, një lojtar tejet kreativ, i saktë në pasime dhe pa dyshim i sikletshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy