
Ditën e sotme, do të luhen dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e parë në Abissnet Superiore.
Në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” luhet përballja mes debutuesve të Erzenit dhe Vllaznisë. Shkodranët vijnë si favoritë absolutë në këtë përballje, por në krahun tjetër shijakasit nuk futen të dorëzuar dhe do të kërkojnë të bëjnë surprizën që në start.
Në 19:30, Partizani pret në “Elbasan Arena” Egnatian, në një sfidë që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet. Rrogozhinasit kanë bërë ndryshime të shumta në merkato dhe pritshmëritë janë të mëdha.
Ndërkohë Partizani gjithashtu ka pësuar ndryshime, në lojtarë, por edhe te timonieri i ri, me skuadrën që tashmë drejtohet nga italiani Giovanni Colella.



