
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka marrë një lajm aspak të mirë, pas ndeshjeve të kombëtareve.
Në ndeshjen mes Meksikës dhe Panamasë, në minutën e 66-të, Lozano u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës i dëmtuar.
Duket se dëmtimi ka qenë tejet serioz, pasi sulmuesi u largua nga fusha e lojës me barelë.
“Dhimbje koke” për teknikun Spalletti, që do i duhet të përgatisë ndeshjen e radhës në Seria A pa një nga lojtarët kryesore, sfidë që Napoli do e luaje në transfertë përballë Venezias.



